Osmani: U bëj thirrje partive politike që ta vendosin interesin e vendit para

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të arrijnë një marrëveshje dhe t’i themelojnë institucionet.

Ajo në një intervistë për televizionin polak, “TVP World”  ka thënë se partitë politike duhet t’i lënë dallimet anash dhe ta vendosin interesin e vendit para.

“E shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para”, ka thënë Osmani.

“Shumica e marrëveshjeve duhet të shkojnë në Kuvend për t’u ratifikuar e në Qeveri për zbatim. Njerëzit e Kosovës duhet të kenë një qeveri efikase me fuqi të plotë”,  ka shtuar ajo

Sipas saj  Kosova nuk e ka luksin të qëndrojë aq gjatë pa institucione.


Osmani: Kosova, e gatshme t’i bashkohet BE-së

Kosova është në linjë me Bashkimin Evropian, dhe se është 97/ 100 për qind gati t’i bashkohet BE-së. Kështu ka deklaruar Presidentja e Kosovës një intervistë për tansmetuesin polak TVP World në Alpbach.

Por ajo ka shtuar e Kosova ende has në shumë teshe sa i përket procestit të anëtarësimit në  BE për shkak të pesë shtetëve mosnjohëse të Kosovës.

“Ka shumë njerëz që janë të frustruar, por ne nuk e humbim durimin, përkundrazi do punojmë më shumë”, u shpreh tutje e para e vendit.

Sipas saj kriteret për t’u bërë pjesë e BE-së nuk janë të njëjta për të gjitha shtetet, duke përmendur këtu Serbinë fqinje, e cila nuk ka sanksionuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, e që sipas Osmanit, shteti serb është po ashtu shtet agresiv.

Më tej e para e vendit ka folur edhe  për lëvizjet që është duke i bërë Rusia, ku sipas saj, ky shtet kërkon ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj nuk është aspak e lehtë për Kosovën të ketë një fqinj mizor, dhe që kërkon ta destabilizojë rajonin.

Megjithëse ajo shton se Kosova është vend tejet i sigurt, pavarësisht rreziqeve që i imponohen.

 

Back to top button