Osmani u shpreh ngushëllime familjeve të vrarëve në Cetinje të Malit të Zi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur solidarizim me Malin e Zi pas ngjarjes tragjike në Cetinje ku mbetën të vrarë së paku 10 persona.Osmani tha se në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ngushëllimet e përzemërta shkojnë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre.
“Mendimet e mia janë me të gjithë komunitetin teksa ata vajtojnë dhe përballen me këtë akt të tmerrshëm dhune që ka marrë kaq shumë jetë”, shkroi Osmani.Këtë të mërkure në Cetinje kanë mbetur të vrarë së paku 10 persona, ku dy prej tyre janë fëmijë, teksa janë plagosur katër persona të tjerë.
During this difficult time for Montenegro, we stand in solidarity and extend our heartfelt condolences to the families who have lost their loved ones after the tragic shooting in Cetinje. My thoughts are with the entire community as they mourn and cope with this horrible act of…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 1, 2025