Osmani u zotua për rritjen e dënimeve minimale kundrejt dhunuesëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u zotua sot para deputetëve të Kuvendit se do të angazhohen që të rritën dënimet ndaj dhunuesëve.
“Për ta ndalur epideminë e dhunës mbi baza gjinore duhet të angazhohemi që të rritën dënimet minimale kundrejt dhunuesëve. Viktimat e dhunës në familje përjetojnë akte të vazhdueshme të terrorit, pra jo vetëm një herë, për to çdo ditë është terror”, u shpreh presidentja duke thënë nivelet e dënimet minimale duhet të rriten duke i barasvlerësuar me aktet e terrorizmit.
Presidentja duke i përmendur viktimat e dhunës në familje tha se “Dështimi për mbrojtjen e tyre është një ndër dështimet më të mëdha në historinë e shoqërisë tonë”.
Osmani sot pati adresimin vjetor para deputetëve.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Polici e Kosovës janë raportuar 4 raste të dhunës në familje./21Media