Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi.
Siç ka njoftuar zyra e presidencës, në kuadër të vizitës së saj, Osmani do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin e Republikës së Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe me Presidentin e Senatit të Kolumbisë, Efraín Cepeda.
“Gjatë vizitës së punës në Kolumbi, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale, ku përpos që do të jetë folëse kryesore në ceremoninë hapëse të konferencës, do të jetë folëse edhe në panelin diskutues ku do të trajtohet çështja e fëmijëve të mbijetuar të dhunës seksuale në konflikt”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë takimesh me delegacione dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë konferencë.
Osmani gjatë vizitës në Kolumbi do ta bëj inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bogota./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?