Osmani uron homologun Cassis për Ditën kombëtare të Zvicrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj zviceran, Ignazio Cassis me rastin e shënimit të Ditës kombëtare të Zvicrës.
Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se Zvicra është partneri dhe aleati ynë i kahershëm dhe shtëpia e diasporës sonë.
“Pres me padurim thellimin e lidhjeve midis popujve dhe vendeve tona”, ka shkruar Osmani.


Ndryshe, në vitin 1291 tri kantone malore zvicerane u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone.
Megjithatë, kjo kartë u zbulua në vitin 1758 dhe Qeveria zvicerane e konsideroi zyrtarisht atë si dokument mbi të cilin ngrihej shteti i tyre nga fundi i viteve 1800.
Për herë të parë, 1 Gushti u festua në vitin 1891, ndërsa nga viti 1899 u bë festë vjetore.
Në vitin 1993, zviceranët votuan në masë që 1 Gushti të jetë festë kombëtare dhe kështu nga viti pasardhës, pra 1994, ajo u bë edhe ditë pushimi.
1 Gushti festohet brenda dhe jashtë Zvicrës me fenerë letre, zjarre dhe fishekzjarrë./21Media

Back to top button