Osmani uron Krishtlindjen ortodokse

Të krishterët ortodoksë në mbarë botën festojnë Krishtlindjet.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në këtë ditë feste, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për paqe, harmoni dhe begati në familjet e tyre.

“Kjo festë na kujton dashurinë, solidaritetin dhe shpresën, vlera që na bashkojnë dhe na forcojnë si shoqëri. Qoftë kjo kremtë një moment reflektimi dhe gëzimi për të gjithë! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, ka thënë Osmani./21Media

 

Back to top button