Osmani uron Lituaninë me rastin e Ditës së Pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda, me rastin e Ditës së Pavarësisë së këtij shtetit (Dita e Rivendosjes së Shtetit).
Përmes një postimi në platformën “X”, ajo ka thënë se vlerëson thellësisht mbështetjen e palëkundur të Lituanisë në forcimin e pozitës së Kosovës.
“Ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e palëkundur të Lituanisë në forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare dhe avancimin e idealeve tona të përbashkëta të demokracisë, sigurisë dhe bashkëpunimit. E rrënjosur në respektin dhe besimin reciprok, miqësia mes kombeve tona vazhdon të rritet, e nxitur nga angazhimi ynë i përbashkët për një të ardhme më të ndritshme dhe më të begatë”, ka shkruar Osmani. /21Media
Congratulations to President @GitanasNauseda and the people of Lithuania on the Day of the Restoration of the State.
We deeply appreciate Lithuania’s unwavering support in strengthening our international standing and advancing our shared ideals of democracy, security, and… pic.twitter.com/qhksto1Voy
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 16, 2025