Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani uron popullin australian me rastin e Ditës së Australisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar popullin australian me rastin e Ditës së Australisë.

Nëpërmjet një postimi në “X”, Osmani thotë se Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj më Australinë, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe respektit.

“Ne mezi presim të forcojmë më tej lidhjet e qëndrueshme midis vendeve tona. Paqja, prosperiteti dhe suksesi le të vazhdojnë të lulëzojnë në të gjithë vendin tuaj të bukur”, ka shkruar më tej e para e vendit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button