Osmani uron Shkupin dhe Tiranën por ka edhe një kërkesë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka çelur sot negociatat e anëtarësimit me BE-në. Lidhur me këtë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të dy shtetet për hapin drejt BE-së. Ndërsa u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që “urgjentisht të zbatojnë vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”.
“Urime 🇦🇱 dhe 🇲🇰 për një hap më afër BE-së. Në këtë kohë vendimtare, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri! Ne u bëjmë thirrje 🇪🇺 shteteve anëtare që urgjentisht të zbatojnë vendimin e vonuar për lirimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani në Twitter./21Media

Back to top button