Osmani uron Zelenskyn për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Kosova ka qëndruar me ju dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.
Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën.
Ajo tha se ukrainasit kanë demostruar qëndrueshmëri, forcë dhe vendosmëri të patundur ndaj botës.
“Përballë një lufte të paprovokuar, ukrainasit kanë demonstruar qëndrueshmëri, forcë dhe vendosmëri të patundur ndaj botës. Kosova ka qëndruar me ju dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, ndërsa ju mbroni kombin tuaj dhe përpiqeni për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Slava Ukraina!”, ka shkruar Osmani në “X”./21Media
Our heartfelt wishes to President @ZelenskyyUa and the people of Ukraine on Ukraine’s Independence Day.
In the face of an unprovoked war, Ukrainians have demonstrated remarkable resilience, strength, and unwavering resolve to the world.
Kosovo has stood with you and will… pic.twitter.com/BYBWftQIrq
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 24, 2024