Osmani viziton refugjatët afganë: Kosova gjithnjë do të ofrojë siguri dhe strehë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me të ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-ve, Nicholas Giacobbe sot ka vizituar refugjatët afganë që janë të vendosur në Kampin Liya.
Osmani ka deklaraur se Kosova dhe populli i saj do të jenë gjithnjë aty për të ofruar siguri dhe strehë.
“Sot së bashku me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-ve, z. Nicholas Giacobbe ishim në vizitë në Kampin Liya. E rrethuar nga fëmijët afganë që vazhdonin lojën e harenë, edhe pse në tokë të huaj, sot kuptuam edhe njëherë rëndësinë e ngrohtësisë e nivelit të dashamirësisë që duhet ta karakterizojnë një vend që i hap dyert për ata që janë në nevojë. Dikur ishin vendet e tjera për ne, e sot jemi ne në gjendje të bëhemi shtëpi e përkohshme e atyre që u detyruan të lënë pas shtëpitë e tyre. Kosova dhe populli i Kosovës do të jenë gjithnjë aty për të ofruar siguri dhe strehë. Ndihemi të nderuar që jemi në gjendje të qëndrojmë pranë aleatëve tanë!”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button