Osmani viziton trenjakët e lindur në ndërrimin e motmoteve: Çdo lindje është investim për të ardhmen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar në spital trenjakët e ardhur në jetë në ndërrimin e motmoteve, një ngjarje e rrallë dhe simbolike që shënon fillimin e vitit të ri me shpresë dhe jetë të re.
Me ftesë të nënës së re, Fjolla Ibrahimi Starabaja, Osmani ka qëndruar në repartin ku, përveç trenjakëve, ndodheshin edhe dy foshnja të tjera, nënat e të cilave kishin lindur për herë të tretë. Ajo theksoi se këto lindje janë dëshmi se familja mbetet vlera më e fortë e shoqërisë sonë.
Presidentja vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e personelit mjekësor, duke nënvizuar se trenjakët po rriten të rrethuar nga dashuria e pakushtëzuar e familjes dhe nga përkujdesja maksimale e stafit shëndetësor.