Osmani viziton ushtarët amerikanë për drekën e Krishtlindjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për drekën tradicionale të Krishtlindjeve ka qenë në kampin amerikan ”Bondsteel“, në Ferizaj.
Osmani aty iu ka uruar Krishtlindjet ushtarëve amerikanë.
“Përcolli mirënjohjen tonë për shërbimin dhe mbështetjen e palëkundur të tyre ndaj vendit tonë. Lidhja Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë. Gëzuar Festat“, ka shkruar Osmani në Twitter.

Bashkë me Osmanin ka qenë edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffry Hovenier./21Media

Back to top button