Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Zbardhja e vrasjes së Ahmet Krasniqit është obligim moral dhe institucional

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vrasja e “pabesë” e kolonel Ahmet Krasniqit është obligim moral dhe institucional.

Ajo në 27 vjetorin e vrasjes së Krasniqit, ka thënë se koloneli mbetet simbol i guximit, sakrificës dhe vizionit  për një Kosovë të lirë.

“Ai u vra në mënyrë të pabesë, viktimë e një akti të mjerë që synonte të ndalte përpjekjet për liri. Por, edhe pse u vra koloneli, nuk u vra ëndrra për Kosovën e lirë. Trashëgimia e tij është e gjallë në çdo hap të shtetndërtimit tonë, ndërsa zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim moral dhe institucional. Qoftë i përjetshëm kujtimi për kolonel Ahmet Krasniqin!”, ka shkruar Osmani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button