Zgjedhjet në veri shtyhen për muajin prill

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pas takimit me përfaqësuesit e partive politike, ku u diskutua lidhur me zgjedhjet në veri në një konferencë për media deklaroi se zgjedhjet në veri do shtyhen për 23 prilll të vitit 2023.
Sipas Osmanit, shtyerja e zgjedhjeve në veri është e nevojshme.

“Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj që shtyrja është e nevojshme”, tha Osmani./21Media

 

Back to top button