OVL e UÇK-së protestë të enjten

Pas votimit në parim të Projektligjit për pagën minimale, Organizata e Veteraëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protestë me datë 16 qershor në 9:30, para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
“Ata vepruan sot edhe kundërligjshëm dhe kundëraktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, pra kundër ligjit 05/L-141 i cili thotë në nenin 16 A pika 3.1 “ Deri në kategorimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik”, pra ligji bazik është ai që i lidh veteranët me pagën minimale.

Në projektligjin për pagën minimale, veteranët nuk janë përfshirë.  Me projektligj, parashihet që paga minimale të rritet në 264 euro bruto./21Media

Back to top button