Ozempic mund të jep efekte befasuese në procesin e plakjes, thonë shkencëtaret

Ilaçi Ozempic për diabetin e tipit 2 është lidhur me ritme më të ngadalta të plakjes , dhe tani kemi prova me cilësi të mirë që kjo ndodh vërtet.
Ilaçet GLP-1 si Ozempic dhe Wegovy, të dyja prej të cilave përmbajnë ilaçin semaglutide, kanë fituar rëndësi të madhe për efektet e tyre në obezitet, por po eksplorohen edhe për gjendje të tilla si sëmundjet kardiovaskulare , varësia dhe demenca .
Shkencëtarët kanë sugjeruar më parë se mund të vonojnë plakjen biologjike – shkallën me të cilën qelizat plaken – kryesisht bazuar në studimet e kafshëve dhe të dhënat vëzhguese njerëzore. Tani, kemi rezultatet e para të provave klinike që ofrojnë prova të drejtpërdrejta për këtë, thotë Varun Dwaraka në kompaninë e diagnostikimit TruDiagnostic në Lexington, Kentucky, shkruan NewScientist
Prej vitesh, studiuesit kanë sugjeruar se semaglutidi mund të ngadalësojë plakjen qelizore, bazuar në eksperimente me kafshë dhe vëzhgime te njerëzit. Por tani, një provë klinike ka dhënë për herë të parë prova të drejtpërdrejta për këtë efekt.
Studiuesi Varun Dwaraka nga kompania e diagnostikimit TruDiagnostic në Kentaki, e cilëson këtë zbulim si një pikë kthese në debatin rreth këtyre ilaçeve. Studimi përfshiu 108 persona me lipohipertrofi të lidhur me HIV, një gjendje që shkakton akumulim të yndyrës dhe përshpejton plakjen e qelizave.
Gjysma e pjesëmarrësve morën një dozë javore të Ozempic për 32 javë, ndërsa gjysma tjetër mori një placebo.
Përmes analizës së mostrave të gjakut para dhe pas studimit, u mat mosha biologjike e pjesëmarrësve me anë të orëve epigjenetike – një metodë që analizon shenjat kimike në ADN për të treguar sa shpejt po plaket organizmi.
Rezultatet ishin tronditëse. Dwaraka deklaroi:
“Ata që morën semaglutid u bënë mesatarisht 3.1 vite më të rinj biologjikisht deri në fund të studimit.”
Grupi me placebo nuk tregoi ndonjë ndryshim të dukshëm. Për më tepër, u zbulua se semaglutidi ngadalësoi procesin e plakjes në disa organe dhe sisteme, veçanërisht në sistemin inflamator dhe tru, ku u vërejt një vonesë deri në pesë vite të plakjes biologjike.
Sipas Dwaraka-s, këto efekte vijnë nga aftësia e semaglutidit për të përmirësuar shpërndarjen e yndyrës dhe shëndetin metabolik. Yndyra e tepërt rreth organeve çliron molekula që përshpejtojnë plakjen dhe dëmtojnë ADN-në.
Duke e reduktuar këtë yndyrë dhe duke zbutur inflamacionin kronik, Ozempic krijon një mjedis më “të ri” biologjik.
Edhe pse ky studim u fokusua te persona me lipohipertrofi të lidhur me HIV, Dwaraka thekson se shumica e rrugëve biologjike të prekura nga semaglutidi nuk janë të kufizuara vetëm te kjo gjendje, duke shtuar:
“Prandaj, është e mundur që efekte të ngjashme në plakjen epigjenetike të vërehen edhe në popullata të tjera.”
Randy Seeley nga Universiteti i Mjekësisë i Miçiganit nuk u habit nga gjetjet. Ai beson se përfitimet vijnë nga fakti që ilaçi ul stresin qelizor dhe inflamacionin, të dy faktorë kyç në procesin e plakjes:
“Të dyja janë nxitës madhorë të plakjes në shumë tipe qelizash,” – thotë ai.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë të mos nxitohet me përdorimin e Ozempic thjesht si kurë kundër plakjes.
“Përdorimi i tij si terapi anti-plakje në mënyrë të përgjithshme është i parakohshëm,” – paralajmëron Dwaraka.
Por me rritjen e interesit për ri-përdorimin e barnave ekzistuese në luftën kundër plakjes, semaglutidi mund të jetë shumë shpejt në qendër të kësaj gare globale për ta ngadalësuar vetë plakjen.