Pa fitues mes Barçës dhe United, RB Salzburgu e mposht Romën

Kanë përfunduar katër ndeshjet që po zhvilloheshin aktualisht në kuadër të Ligës së Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Camp Nou”, Barcelona ka barazuar 2:2 me Manchester United.
Golat për gjigantin e La Ligas i shënuan Marcos Alonso (minuta e 50’) dhe Raphinha (minuta e 76’), kurse te United golashënues ishte Marcus Rashford (minuta e 53’) dhe mbrojtësi i Barçës, Jules Kounde që shënoi autogol në minutën e 59’.
Po ashtu, me barazim u mbyll edhe ndeshja mes Ajaxit dhe Union Berlinit, të cilat për më shumë se 90 dështuan që ta gjejnë golin në “Johan Cruijff Arena”.
Ndërkaq, situatë e njëjtë nuk është në ndeshjen mes RB Salzburgut dhe AS Romas, ku nikoqirët gjetën golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes.
Nicolas Capaldo shënoi në minutën e 88’ për 1:0, gol ky i cili ia siguroi fitoren Salzburgut.
Rezultatet finale të ndeshjeve që kanë përfunduar në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.
Ajax 0:0 Union Berlin
Barcelona 2:2 Manchester United
RB Salzburg 1:0 AS Roma
Shakhtar Donetsk 2:1 Rennes

Back to top button