“Pa mbështetjen e aleatëve i vështirë anëtarësimi në Këshill të Evropës”

Pas kalimit me sukses në Komitetin për Politikë dhe Demokraci, kryeministri Albin Kurti është i bindur se në maj të këtij vitit Kosova do të bëhët anëtare e plotë në Këshillin e Evropës. Sipas tij, ky është një lajm i suksesshëm ku Rusia është jashtë Këshillit ndërsa Kosova po bëhët pjesë e saj. Ndërkohë, opozita akuzon Qeverinë se ka lënduar raportet me aleatët e Kosovës dhe pa ta do të jetë shumë e vështirë anëtarësimi në Këshill.

Kosova mori votat e mjaftueshme për ta kaluar hapin e parë drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Por, në mbledhjen që u mbajt në Paris, ishin katër shtete kundër: Mali i Zi, Bosnjës Hercegovinës, Serbia e Greqia.
Vota kundër e Serbisë përbën shkeljen e radhës të marrëveshjes së Brukselit për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me të cilën Serbia obligohet që të mos e pengojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Pavarësisht pengesës që po e paraqet Serbia dhe disa vendeve skeptike, kryeministri Kurti është shprehur i bindur se në maj Kosova do të bëhët anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.

“Është lajm i mirë që federata e ruse është jashtë e Kosova po hynë brenda”, tha Kurti.

Rruga e Kosovës deri tek anëtarësimit i plotë në Këshill të Evropës duhet të kalojë edhe dy faza të tjera; në Asamblenë Parlamentare ku duhen 2|3 e votat të anëtarëve dhe në Komitetin e Ministrave.

Anëtarja e komisionit për Integrime Evropiane nga PDK, Blerta Deliu, thotë se duke e parë fushatën agresive të Serbisë kundër Kosovës është i nevojshëm thëllimi i bashkëpunimit të Kosovës me aleatët .

Sipas saj, fatkeqësisht Qeveria i ka lënduar raportet me SHBA-të dhe BE-në dhe pa mbështetjen e tyre do të jetë i pamundur anëtarësimi.

“Kosova do të kalojë edhe dy filtra të tjerë dhe natyrisht kjo e shton nevojën për thellimin e bashkëpunimit me aleatët. Qeveria duhet ta kuptojë se pa thellimin e bashkëpunimit anëtarësimi do të jetë i vështirë”, tha Deliu për rtv21.

Krerët e shtetit përmes një letre që i kanë dërguar raportueses Dora Bakojanis janë zotuar se do të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjeve të Brukselit e Ohrit, duke përfshirë edhe Asociacionin. Kjo letër sipas, anëtarit të Komisionit për Integrime Evropiane nga VV, Agon Batusha, do ta zbusë qëndrimet e vendeve që janë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ndërkohë, pret reagimin e faktorit ndërkombëtar për shkeljet që po i bënë Serbia marrëveshjes.

“Serbia hapur po e prish marrëveshjes. Kosova do të ec përpara drejtë synimeve euroatlantike”, tha Batusha.

Edhe pse Kosova është në një fazë delikate për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, pushteti dhe opozita kanë përplasje për marrjen e meritave.

“Progresi i djeshëm është një pune afatgjate”, tha Deliu të enjten.

“Opozita duhet të thotë diçka. Nuk po ia njeh punët e Qeverisë”, tha në anën tjetër Batusha.

Kalimi i Kosovës në fazën e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, nuk është pritur mirë nga Serbia. Shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se anëtarësimi eventual i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një “gjest armiqësor” karshi Serbisë. Tha se Beogradi nuk do të ndalet së kundërshtuari politikisht dhe në mënyrë procedurale./RTV21/21Media

Back to top button