“Pa njohjen e 5 vendeve të BE-së, s’ka anëtarësim në NATO e BE”

Profesori universitar, Dritëro Arifi sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21, ka thënë se çelësi i të gjitha problemeve në Kosovë është njohja nga 5 vendet e Bashkimit Evropian.
“Nëse nuk na njeh BE, jam i bindur se Serbia nuk na njeh fare. Po edhe nëse na njeh Serbia në një periudhë të gjatë kohore, nuk është e garantuar që Spanja ka me na njoftë”, ka thënë Arifi.
Sipas tij njohja nga pesë vendet e BE-së, Kosovës i hapet rruga politikisht dhe ligjërisht drejt anëtarimit në NATO dhe BE.
“Nëse vazhdon kështu, Kosova as ligjërisht as politikisht nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s, as e BE-së. Pikë!”, ka thënë Arifi.

Vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur janë Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja/21Media

Back to top button