“Pa vend” nominohet në “European Short Film 2021”

Në edicionin e 34-të të “European Film Awards” që do të mbahet më 11 dhjetor, Akademia Evropiane e Filmit ka shpallur nominimet për kategorinë e çmimeve “EUROPEAN SHORT FILM 2021”.
“Pa vend”, “Bella”, “Easter Eggs”, “In Flow of Words”, “My uncle tudor nanu tudor”, janë filmat e nominuar në këtë kategori.
Programi i filmit të shkurtër organizohet nga Akademia Evropiane e Filmit në bashkëpunim me një sërë festivalesh filmi në të gjithë Evropën.
Në secilin prej këtyre festivaleve, një juri e pavarur prezanton një nga filmat e shkurtër evropianë në konkurrencë me një kandidaturë në kategorinë e filmit të shkurtër të Çmimeve të Filmit Evropian.
Pesë filmat e fundit të shkurtër u nominuan nga lista përfundimtare nga festivalet pjesëmarrëse.
Tani, më shumë se 4,100 anëtarë të Akademisë Evropiane të Filmit – profesionistë të filmit nga e gjithë Evropa – do të votojnë për fituesin e përgjithshëm që do të prezantohet në Ceremoninë e 34-të të Çmimeve Evropiane të Filmit./21Media

Back to top button