“Pa Vend” premierë në ‘IndieLisboa Film Festival’
Filmi “Pa Vend” i Samir Karahodës do të shfaqet në Festivalin e Filmit ‘Indie Lisboa’ i cili nis sot.
Filmi do të jepet më 6 maj, kur edhe regjisori Samir Karahoda do të jetë prezent në “Auditorium Cuturgest-Small” nga ora 19:15.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e filmit.
“Filmi do të jetë edhe si premierë portugeze. Faleminderit Indie Lisboa për këtë përzgjedhje”, thuhej në postim./21Media