Pacientit në Malishevë i nxirret telefoni nga lukthi

Një pacienti i është nxjerrë telefoni nga lukthi në ordinancën “OSG” në Malishevë.

Ngjarja ka ndodhur më 30.03.2024.

Nga kjo ordinancë kanë njoftuar se pacienti ka qenë duke u trajtuar për sëmundje të varshmërisë.

Sipas njoftimit, procedura është kryer pa komplikime.

“Pacienti NN, me çrregullime depresive, duke u trajtuar për sëmundje të varshmerise, sillet nga familjaret ne ordinancën OSG ne Malishevë me ç’rast dhe i largohet trupi i huaj nga lukthi, me endoskop fleksibil duke manovruar me aksesoret përkatës, me asistim te Dr. Taulant Kryeziu, infermiere Florida Shala, procedura kryhet me sukses pa komplikime”, thuhet në njoftim.

Ndërsa është bërë e ditur se pacienti referohet për trajtim të mëtejmë në psikiatri./21Media

Back to top button