Pacolli: Askush nuk besoi në idenë time për energjinë elektrike

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se do të ishte e nevojshme ekzistenca e një termocentrali që do të prodhonte energji elektrike me bazë gazi si lëndë djegëse.
Tutje, Pacolli ka theksuar se në vitin 2007/2009 ka pasur invesitotrë për gazifikimin e linjitit (prodhimi i gazit nga linjiti) dhe më tej ndërtimin e një termocentrali me gaz, prej 550 mgë, por atëbotë sipas tij askush se kishte besuar këtë propozim të tij.

“Sa e nevojshme do të ishte tani ekzistenca e një termocentrali që do të prodhonte energji elektrike me bazë gazi si lëndë djegëse. Unë e kam theksuar këtë dhe kam insistuar që kjo të ndodhë në Kosovë. Në vitin 2007/2009 kemi pasur investitorë potencialë për gazifikimin e linjitit tonë (prodhimi i gazit nga linjiti) dhe më tej ndërtimin e një termocentrali me gaz, prej 550 mgw. Për këtë propozim në atë kohë më akuzuan hapur se dua të dëmtoj resurset e Kosovës dhe thanë se linjiti është lënda jonë e parë e përhershme. Askush nuk më besoi se linjiti i pa transformuar nuk mund të përdoret në të ardhmen. Më vjen keq që në atë kohë askush nuk më erdhi në ndihmë për të mundësuar realizimin e këtij projekti, e tani duket se çmimi i energjisë po rritet në mënyrë të pakontrolluar”, ka shkruar Pacolli në Facebook./21Media
Back to top button