Pacolli e vizitoi me helikopter Veriun e Shqipërisë: Bukuri përrallore
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli këto ditë të nxehta vere po i kalon në bregdetin shqiptar. Pacolli, në rrjete sociale po publikon pamje të bukura nga Shqipëria.
Së fundmi, ai i ka bërë një vizitë me helikopter Veriut të Shqipërisë, derisa për ndjekësit e shumtë, në facebook ai sot ka publikuar edhe video tejet të bukura.
“Veriu i Shqipërisë nga ajri…bukuri përrallore”, ka shkruar Pacolli, krahas pamjeve, në të cilat ka marrë pëlqime dhe komente të shumta./21Media