Pacolli: Evropa i ka harruar gjenocidet në Kosovë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Evropa po shokohet me pamjet nga Ukraina me varreza masive, por sipas tij, Evropa duket ise i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që ndodhën në Kosovë.

”Evropa po shokohet me pamjet nga Ukraina me varreza masive, por si duket i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që përjetuam në Kosovë. Vetëm në Mejë të Gjakovës u vranë mbi 370 civilë, nga të cilët 36 ishin të mitur. Dhe kriminelët ende ju lëvizin lirshëm në Serbi”, ka shkruar Pacolli në Facebook./21Media
Back to top button