Pacolli-Hotit: Për 12 vite nuk e keni rritur pagën minimale, ne po e bëjmë për 2 vjet

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli i ka reaguar deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili e ka kritikuar Qeverinë Kurti për Ligjin për Pagën Minimale.

Në Facebook, Pacolli ka shkruar se qeveritë e kaluara për 12 vite nuk e kanë rritur pagën minimale.

“Deputeti Hoti i paska renditur katër probleme me Ligjin për Pagën Minimale. Në fakt problemin kryesor me ligjin që e kanë është se ata nuk kanë mundur ta rrisin pagën minimale qe 12 vjet, e ne po e bëjmë për vetëm 2 vjet”, ka shkruar Pacolli./21Media

Back to top button