Pacolli i përgjigjet Kadrijajt me mbishkrim kundër AAK-së

(Lajm i përditësuar)
Pacolli i përgjigjet Kadrijajt me mbishkrim kundër AAK-së
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pasi në foltoren e Kuvendit të Kosovës është vendosur mbishkrimi “Fitore Pacolli 200.000 euro, Gratë e Krushës 0 euro”.
Ajo e ka mbuluar këtë mbishkrim me një tjetër, “Albana Bytyqi 1 milion euro nga komuna e Rahovecit”.
Këto përplasje në Kuvendin e Kosovës po ndodhin duke iu referuar granteve që familja e deputetes nga partia në pushtet, Fitore Pacollit, ka përfituar nga Ministria e Bujqësisë e cila drejtohet nga ministri, Faton Peci.
Kadrijaj me pankartë në Kuvend: Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e Krushës 0 euro
Në foltoren e Kuvendit të Kosovës pak para nisjes së diskutimit për buxhetin 2025 deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka ngjitur një pankartë, në të cilën ka shkruar për grantet që kanë fituar vëllai dhe daja i deputetes Fitore Pacolli, derisa i është refuzuar aplikimi për grant i “Grave të Krushës”.
“Fitore Pacolli 200,000 euro, Gratë e Krushës 0 euro”, ka shkruar Kadriaj në letër, të cilën e ka ngjitur në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
Kjo pankartë u vendos nga Kadrijaj, pasi ditë më parë në media u raportua se Ministria e Bujqësisë ka ndarë subvencione për familjarët e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, ndërsa kishte refuzuar të ndante mjete financiare për gratë e Krushës.
