Pacolli kërkon të ndihmohet financiarisht familja Ademaj nga Peja

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli pas vdekjes së dy anëtarëve të familjes Ademaj nga Peja si pasojë e vërshimeve ka nisur një iniciativë për të ndihmuar financiarisht këtë familje.

Pacolli ka hapur “GoFundMe”, duke i ftuar politikanët dhe biznesmenët të ndihmojnë.

”Sapo kam hapur një GoFundMe për të ndihmuar së bashku edhe financiarisht sadopak familjen Ademaj. U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Një grua dhe fëmija i saj, 5-vjeçar vdiqën si pasojë e vërshimeve të djeshme në Pejë./21Media
Back to top button