Pacolli: Kosovën do ta bëj madhështore

Presidenti i AKR-së ,Behgjet Pacolli, ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve

Pacolli në ligjëratën para studentëve të kolegjit “Iliria” ka folur për veprimtarinë e tij dhe përvojat personale, duke treguar kështu detaje nga rrugëtimi i tij drejt suksesit.

Presidenti i AKR-së tregoi për sfidat që ka kaluar si dhe idolët që ka pasur përgjatë rrugës duke i motivuar kështu studentët për të ecur përpara.

Bisedën e tij Pacolli e filloi duke treguar për një eksperiencë personale, ai tha se edhe në kohën kur ju kishte rrezikuar jeta, nuk e kishte humbur shpresën asnjëherë dhe kishte vazhduar punën me përkushtim drejt suksesit.

“Unë dua t’i jap dritë Kosovës, ta bëj atë të madhërishme, dua ta ndihmoj atë”, theksoi Pacolli në ligjëratën e tij.

Presidenti Pacolli foli për suksesin e tij, tek mësimet e të parëve, të kreativiteti, tek puna në ekip, tek modestia, besimi në vete dhe respektimi i partnerëve.

“Unë besoj tek rinia e Kosovës, që e ka shpirtin e pastër, plot ide, plot imagjinatë, plot dashuri për vendin ku do të jetojë. Rinia nuk ndikohet nga propaganda, ajo nuk e ka shpirtin e blerë me propagandë, sepse rinia është e sinqertë. Unë dua t i jap rinisë të ardhme në një Kosovë të re dhe madhështore”, ka thënë Pacolli./21Media

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button