Kaloni te përmbajtja kryesore

Pacolli kritikon Qeverinë: Me 100 milionët e ndara do të ndërtoheshin mbi 40 fabrika

Kryetari i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli, tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove është treguesi më i mirë që Qeveria nuk ka vizion për ekonomi dhe për luftimin e varfërisë. Por sipas tij, “për një ditë shpërndahen 100 milionë euro dhe cila është vlera e kthimit? Asnjë i ri i punësuar, asnjë rritje ekonomike”.
Pacolli tha se me 100 milionët e ndara nga Qeveria Kurti për qytetarët, do të ndërtoheshin mbi 40 fabrika dhe do të hapeshin mbi 4 mijë vende pune.
Tutje, Pacolli theksoi se mungesa e vizionit nuk mund të zëvendësohen me lëmoshë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button