Pacolli: Më mirë do të ishte që nxënësit të mësojnë si të krijojnë biznese, sesa si të sigurojnë një pagë

Kreu i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, iu ka dhënë një sygjerim nxënësve të Kosovës.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, tha se më mirë për ata do të ishte që të mësonin më shumë për të krijuar e drejtuar biznese sesa të punojnë për të siguruar një pagë mujore.
”Do të ishte më efikase për nxënësit në Kosovë nëse gjatë fazave të shkollimit do të mësonin më shumë se si të krijojnë dhe drejtojnë biznese sesa si të punojnë për të siguruar një pagë mujore. Kjo do të kishte një ndikim shumë më të madh në ngritjën e kreativitetit dhe dëshirës se mësim-nxënësve për të punuar më shumë drejtë krijimit të kushteve dhe ideve të biznesit”, ka shkruar Pacolli ë Facebook.