Pacolli përgëzon koalicionin VV-LDK

Pas arritjes së marrëveshjes VV-LDK

Kryetari i Aleancës Kosova e Re(AKR), Behgjet Pacolli ka përgëzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, për punën e tyre të palodhur derisa arritën konsensus për të qeverisur Kosovën së bashku për mandatin e tyre të ardhshëm.

“Kosovën e presin shumë punë dhe sfida…Urime e punë të mbarë”, ka shkruar ai.

VV dhe LDK sot zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje./21Media

Back to top button