Pacolli: Qeveria duhet ta ftojë sektorin privat të jetë pjesë e hartimit të strategjisë së energjisë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në ”Twitter”, ka thënë se Qeveria Kurti, duhet t’i bëjë ftesë sektorit privat, të jenë pjesë e projektit të strategjisë së energjisë.
Për këtë, Pacolli thotë se duhet të bashkohet edhe opozita.
”Qeveria duhet të ftojë sektorin privat të jetë pjesë e hartimit të strategjisë së energjisë, jo pa konsultime. Duhet të bashkohet edhe opozita për të pasur një konsensus kombëtar për të ardhmen e energjisë. Me logjikën aktuale, problemet energjetike të Kosovës nuk do të zgjidhen”, ka shkruar Pacolli.

Ndërkaq, përmes një postimi tjetër ai e ka falenderuar Edi Ramën për ndihmën dhe kontributin për tejkalimin e krizës energjetike në Kosovë. 
”Një strategji e përbashkët energjetike mes Kosovës dhe Shqipërisë  duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjetike tëdhe. Kjo është rruga përpara”, ka shkruar Pacolli tutje./21Media

Back to top button