Pacolli: Sa poshtërsi politike çdo bllokadë politike e dëmton vendin
Pas dështimit të përpjekjes së 26-të për konstituimin e Kuvenidt, ish-deputeti Behgjet Pacolli ka thënë se atë dikur e quanin “servil” e “të paditur”, por tha se ai ka zgjidhur krizat politike pa marrë parasysh kush ishin partitë.
“Sa poshtërsi politike! Për herë të 26-të, Kosova nuk po arrin të zgjedhë kryesuesin e Kuvendit! Mua dikur më quanin servil, të paditur e të paaftë për politikë – vetëm sepse zgjidhja krizat politike, pa marrë parasysh se kush ishin partitë apo partnerët. E bëja për Kosovën, sepse e dija se çdo bllokadë politike e dëmton vendin”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Pacolli thotë se Kosova s’ka më përfaqësues të popullit, por individë të përqendruar në interesa personale, në pazare politike dhe në luftë për pushtet.