Pacolli tregon se pse e votuan Qeverinë Kurti

Pacolli përkrah Qeverinë Kurti

Behgjet Pacolli ka treguar se pse Aleanca Kosova e Re (AKR) e ka votuar qeverinë e re, shkruan rtv21.tv

Kryetari i AKR-së ka thënë se vendosi të votojë qeverinë e Albin Kurtit falë konstruktivizmit dhe interesit kombëtar dhe shtetëror.

Qeveria Kurti mori 66 vota nga 82 deputetët që ishin në sallë, duke marrë votat e mjaftueshme për Kryeministër. Pos votave për, kishte edhe 10 abstenime. Para votimit, opozita lëshoi sallën./21Media

Back to top button