Pacolli: Virusi do të jetë aktiv veç nga ora 22:00 deri në 05:00? Çka shërben ora policore?

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kritikuar Qeverinë për masat e fundit që u vendosën.
Pacolli ka thënë se nuk është e drejt vendosja e orës policore, pasi sipas tij qytetarët nuk e meritojnë këtë.
“Masat (tubimet, takimet nëpër vende publike, puntoritë e ndryshme etj) janë masa të nevojshme dhe efektive për mbrojtjen nga Covid-19, por ora policore nuk di çka shërben? Nuk besoj se virusi do të jetë aktiv vetëm prej ores 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit?! Kjo nuk është e drejtë, qytetarët tanë nuk e meritojnë këtë! Ne duhet t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve ne këtë kohë kur ata edhe përballen me mungesën e rrymës dhe sfidat tjera të jetesës!”, ka thënë Pacolli.

Back to top button