“Paga minimale” i nxjerr veteranët e luftës së UÇK-së në rrugë

Veteranët e luftës së UÇK-së do të mblidhen sot në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste për mos përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit të tyre.
“Do të dalim që të protestojmë të hënën. Do të fillojmë të mblidhemi prej orës 10:00, për ta kundërshtuar ndryshimin që do ta bëjë Kuvendi i Kosovës të këtij ligji”, ka thënë Klinaku.
Sipas tij, as qeveritë e kaluara e as kjo qeveri, asnjëherë nuk kanë krijuar komision për t’i kategorizuar veteranët e luftës dhe se ligji i vetëm që është në fuqi është ai që lidhet me pagën minimale.
Veteranët e UÇK-së po ndihen të diskriminuar, duke mos u përfshirë në këtë rritje, pasi pensioni i tyre aktual është aq sa është paga minimale./21Media

Back to top button