Pagesat për mësimdhënësit e projektit e-Mësimi bëhen para Vitit të Ri
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM, ashtu si dhe pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi.
Tutje, ajo ka thënë se me mbështetjen shtesë nga Qeveria e Kosovës me mbi 4 milion euro do të kryhen edhe pagesat për librat shkollor./21Medis