Paguan më shtrenjtë, mbetesh në terr, ”Mungesa e rrymës i ka humbur mbi 100 mije vende pune”

Afaristi Burim Piraj tha për RTV21 reduktimet pa paralajmërim dhe mungesa e furnizimi të rregullt me energji elektrike po i shkakton bizneseve kosto shumë më të mëdha sesa vetë rritja e çmimit të rrymës.
Piraj ngriti shqetësimin se pasiguria energjetike ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe ka penguar hapjen e dhjetëra mijëra vendeve të punës, madje sipas vlerësimeve edhe mbi 100 mijë, duke e bërë energjinë elektrike një nga pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Furnizimi i parregullt ka kosto shume më të lartë dhe po shkakton telashe shumë më të madhe. Nëse institucionet tona na garantojnë furnizim te rregullt me këtë rritje që po pretendojnë ta bejnë atë herë le ta bëjnë. Por brenga ime është se edhe kur kanë qenë shtrenjtimet e kaluara nuk është arrite asnjë siguri se ne do te kemi furnizim te rregullt si Kosovë. Prandaj duhet ta kuptojnë te gjitha institucionet se energjia elektrike e ka dëmtuar shumë rënde ekonominë tonë dhe ka pamundësuar hapjen e dhjetëra mijëra vendeve te punës mos te them ndoshta edhe mbi 100 mijë vende te punës”, tha Piraj për RTV21.
Zyra e Rregullatorit për Energji elektrike ka bërë të ditur se është në proces të shqyrtimit të kërkesave të operatorëve energjetik për një shtrenjtim tjetër të rrymës./RTV21/21Media