Pajisi një shtetas me dokument zyrtar në këmbim të ryshfetit, arrestohet 52-vjeçari

Një 52 vjeçar me inicialet A.G u arrestua në Vlorë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, pasi nga hetimet rezulton se ky shtetas, kundrejt pagesës, ka pajisur me një dokument zyrtar një shtetas.
Siç informoi sot Policia e Shtetit, A.G ishte me detyrë topograf.
“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, bëri të ditur Policia./21Media

Back to top button