Pajisja që u gjet në veturën e gazetarit Kajtazi

Një gjurmues GPS është gjetur sot i vendosur në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Një video nga afër e pajisjes tregon se bëhet fjalë për një GPS që shërben për gjurmimin e veturave apo automjeteve të tjera.

Gjurmuesi ishte vendosur me magnet në pjesën e jashtme të dyshemesë së veturës së gazetarit, në anën e majtë, në afërsi të rrotës, tregojnë pamjet.

Pajisja është një “Lighbug Pro”, gjurmues automjetesh, prodhim britanik, bazuar në të dhënat publike.

Ajo është tërhequr nga njësitet e deminimit të Policisë së Kosovës, pasi gazetari Kajtazi e ka lajmëruar rastin te organet e rendit.

Back to top button