Pak shenja përparimi në bisedimet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Bisedimet që synonin tejkalimin e kundërshtimeve të Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO janë ndërprerë pa asnjë shenjë përparimi. Një zyrtar i lartë turk tha se bisedimet midis
Bisedimet që synonin tejkalimin e kundërshtimeve të Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO janë ndërprerë pa asnjë shenjë përparimi.
Një zyrtar i lartë turk tha se bisedimet midis vendeve patën pak përparim dhe i tha agjencisë së lajmeve Reuters se nuk është një proces i lehtë. Negociatat do të vazhdojnë, por nuk është caktuar një datë për to, shtoi burimi.
Të 30 anëtarët e NATO-s, përfshirë Turqinë, duhet të miratojnë aplikimet nga Suedia dhe Finlanda për t’u bashkuar me aleancën perëndimore të sigurisë, përcjell rtv21.tv
Por Turqia i ka sfiduar pasi akuzoi të dy vendet se strehojnë persona të lidhur me terroristët kurdë, një pretendim i mohuar nga Suedia dhe Finlanda.
Disa analistë e shohin qëndrimin e Turqisë si një përpjekje për të fituar lëshime nga anëtarët e tjerë të NATO-s./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






