Pakënaqësi të ndryshme, policia dërgojnë peticion në Kuvend

Sindikata e Policisë së Kosovës, sot( me datë 18.07.2023), ka dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës Peticionin e nënshkruar nga punonjësit e Policisë së Kosovë lidhur me pakënaqësitë e tyre,: Ligjin e pagave, sigurimin shëndetësorë dhe jetësorë , Ligji e pensionimit , shtesa për punë specifike dhe rrezikshmëri si dhe kushtet e punës, njofton sindikata.
Sindikata e Policisë së Kosovës po ashtu njofton punonjësit e Policisë së Kosovës dhe opinionin e gjerë se ky është njëri nga hapat sindikal drejt realizimit të kërkesave tona ligjore./21Media

