Pakistani zgjedh kryeministrin e ri
Parlamenti i Pakistanit ka zgjedhur Shehbaz Sharif si kryeministër të ri të vendit.
Zgjedhjet erdhën pasi kryeministri Imran Khan u hoq nga detyra pasi humbi një votë mosbesimi.
Përpara votimit të së hënës, ligjvënësit nga partia e Khanit, Tehreek-e-Insaf (PTI) dhanë dorëheqjen masivisht, duke bojkotuar zgjedhjen e Sharifit.
Sharif ka thënë se qeveria e tij do të fokusohet në pajtimin në një shoqëri të polarizuar nga politikat e ish-udhëheqësit të tij Imran Khan dhe ringjalljen e një ekonomie të trazuar.
“Sfidat ekonomike janë të mëdha dhe ne duhet të gjejmë një rrugëdalje nga këto telashe. Do të duhet të derdhim djersë dhe gjak për të ringjallur ekonominë”, ka thënë kryeministri i ri./21Media