Pakujdesia e shoferit e bën këmbësorin për spital

Shoferi është dërguar në mbajtje

Raportohet se është arrestuar një person i cili duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur një këmbësor dje në fshatin Gërlicë në Ferizaj.

“I dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditure këmbësorin mashkull K/Shqiptar”, njofton policia.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button