Palmer takohet me Hoxhajn, diskutohet për dialogun

 

Zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së, Mathew Palmer, gjatë vizitës së tij në Kosovë është takuar me kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet nga ky proces të PDK-së që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjelltë, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit si dhe tema të tjera me interes për vendin.

“Kryetari Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Në takim ishin edhe sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili dhe anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu Kodra. Palmer sot është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Palmer së bashku me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë, kur pritet të takohen me krerët e shteti./21Media 

Back to top button