Pamje kur Visari i propozoi të dashurës

Moderatori i njohur, Visar Kalludra, së fundmi dashurinë e tij shumëvjeçare e kurorëzoi me fejesë. Visari dhe Genta unazat i vendosën në Kapadokia të Turqisë, shkruan rtv21.tv
Moderatori publikoi pamje të bukura nga momenti kur i propozoi personit të zemrës.
“This moment”, shkroi Kalludra krahas fotografive të bukura, me ç’rast bashkangjiti dhe një zemër. Në fotografitë e publikuara për mbi 60 mijë ndjekësit e tij në Instagram, moderatori mori urime të shumta.

Lajmin se Visari u fejua, këtë të diel e bëri të ditur kolegia e tij, Blerona Zeqiri live gjatë emisionit “1 Kafe prej Shpisë”.
“Më vjen keq, nuk ka mundësi me lanë ndryshe, përpos në 1 Kafe prej Shpisë këtë ekskluzivitet…”, tha ndër të tjera Blerona, të cilën Visari e falënderoi.
“Nuk prita që po ma zbulon Blerona këtë fakt, po në rregull, unë po e pranoj.”, tha Visari, me ç’rast foli për propozimin që i ka bërë personit të zemrës, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që, Visar Kalludra dhe dashura e tij, Genta Azemi janë në lidhje dashurie që disa vite./21Media

Back to top button