Pamje nga festa e ditëlindjes së Madonnës

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna ditë më parë festoi ditëlindjen e 64-të. Madonna këtë vit festoi në Itali me familjen e saj brenda një pallati italian të shekullit të 18-të.
Madonna ka organizuar një darkë luksoze në Palazzo Castelluccio, i cili është një pallat mahnitës siçilian i shekullit të 18-të. Pamje nga festa e kësaj ditëlindje mbretëresha e muzikës i ka publikuar në rrjetet sociale.


Madonna së fundmi është shfaqur në një remiks të “Break My Soul” të Beyonces, por gjithashtu ka publikuar një remiks të hitit të saj të vitit 1984, “Material Girl” së bashku me reperin e TikTok, Saucy Santana.
Javën e kaluar ajo organizoi një festë për lansimin e albumit së bashku me Nile Rodgers të Chic në New York për të festuar publikimin e albumit të saj, “Ende Enough Love”./21Media

Back to top button