Pamje nga Përvalla, Komuna e Prizrenit njofton se zjarri nuk është shuar ende

(Lajm i përditësuar)


Pamje nga Përvalla, Komuna e Prizrenit njofton se zjarri nuk është shuar ende

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se zjarri në Prevallë nuk është arritur të shuhet në tërësi për shkak të terrenit të vështirë.

Sipas njoftimit zjarrfikësit e kanë bërë brezin e sigurisë dhe sipas informacioneve nesër do të intervenohet nga ajri.

“Sot, prezent ka qenë edhe zv.Ministri i MPB-së dhe zyrtarë të AME-së. Për më shumë detaje do të ju njoftojmë në vijim.”, thuhet në njoftim.


Bjeshkët e Prevallës përfshihen nga zjarri, policia u del në ndihmë zjarrfikësve

Bjeshkët e Prevallës janë përfshirë nga zjarret, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi tha se Policia po u vihet në ndihmë zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente në përpjekjen për shuarjen e zjarreve.

“Lidhur me zjarrin në bjeshkët e Prevallës që në orët e mëngjesit, sot me datë 11.08.2024, komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit ka pas takim me drejtoreshën e Emergjencave të Komunës së Prizrenit dhe zyrtarë të tjerë dhe së bashku janë koordinuar për veprimet për shuarjen e zjarrit. Policia është vënë në ndihmë të zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente. Bashkë me zjarrfikësit në ndihmë për shuarjen e zjarrit në Prevallë kanë shkuar edhe disa vullnetarë”, deklaroi Bytyçi.

Back to top button